Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Ministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Elbert Krasniqi takohet me stafin e ministrisë

Prishtinë, 25 mars 2021

Ministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Elbert Krasniqi, pas marrjes së detyrës së re, sot është njoftuar me stafin e Ministrisë dhe stafin menaxherial, i shoqëruar nga zv. Sekretari i Ministrisë, z. Trim Berisha.

Ministri Krasniqi përgëzoi stafin e ministrisë dhe stafin menaxherial për punën që ata bëjnë dhe kanë bërë,  duke marrë parasysh edhe situatën pandemike në të cilën gjendemi. Ministri Krasniqi ka ofruar  përkrahjen e tij për bashkëpunim të vazhdueshëm dhe përkushtim për realizimin e aktiviteteve të parapara në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal në përkrahjen e Komunave të Republikës së Kosovës, me qëllim të përmirësimit të mirëqeverisjes, rritjes së transparencës, llogaridhënies si dhe efikasitetit të nivelit lokal në shërbim të të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors