Ministri Krasniqi dhe Ministri Murati presin në takim përfaqësuesit e UN-Habitat

05 Gusht 2021

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal z. Elbert Krasniqi së bashku me Ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve z. Hekuran Murati, kanë pritur në takim Shefin e Zyrës së UN-Habitatit z. Omar Siddique dhe bashkëpunëtorët e tij.

Gjatë këtij takimi është diskutuar për mundësinë e rritjes së përkrahjes për të gjitha komunat përmes bashkëfinancimit të programeve për investime kapitale. Ky program për herë të parë në Kosovë do të aplikojë një qasje nga poshtë-lart, ku projektet do të propozohen drejtpërdrejt nga qytetarët në të gjitha komunat dhe pastaj do të vlerësohen nga një panel profesionist bazuar ne kritere te qarta dhe transparente.