Pejë, 01 Mars 2022
Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Elbert Krasniqi së bashku me Ministren për Administratë Publike, Shoqëri Dixhitale dhe Media të Malit të Zi, znj. Tamara Srzentić, në kuadër të vizitës së saj zyrtare në Kosovë, kanë vizituar Komunën e Pejës, me ç’rast janë pritur nga Kryetari i Komunës së Pejës z. Gazmend Muhaxheri.
Në këtë takim, palët diskutuan një sërë çështjesh që kanë të bëjnë me interesin e përbashkët ndërshtetëror, ku ndër temat kyçe u potencua fusha e bashkëpunimit ndërkufitar, si një nga fushat kryesore përmes së cilës zbatohen projektet e përbashkëta dhe të cilat financohen nga fondet e IPA-s. Krahas kësaj u diskutua për procesin e dixhitalizimit të shërbimeve në nivelin lokal, si dhe fuqizimin e bashkëpunimit ndërmjet komunave të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi.

Gjithashtu, përgjatë kësaj vizite, Ministri Krasniqi, Ministrja Srzentić dhe Kryetari Muhaxheri vizituan Qendrën Informative për Turizëm në Pejë e cila është financuar nga programi për bashkëpunim ndërkufitar i Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi.






