Ministri Krasniqi dhe zëvendësministri Batusha pritën në takim kryetarin e Komunës së Obiliqit, Halil Thaçi

Gjatë këtij takimi u diskutua për bashkëpunimin ndërmjet Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal dhe Komunës së Obiliqit, me fokus të veçantë në zhvillimin e projekteve lokale, avancimin e shërbimeve për qytetarët dhe identifikimin e mundësive të reja për mbështetjen e komunës.

Në këtë takim, u trajtuan çështje me rëndësi për zhvillimin e qëndrueshëm të Obiliqit, si dhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit institucional, me synim realizimin e projekteve që ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e infrastrukturës, rritjen e cilësisë së shërbimeve publike dhe krijimin e kushteve më të mira për qytetarët.

Ministri Krasniqi dhe zëvendësministri Batusha ritheksuan rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet nivelit qendror dhe atij lokal, duke vlerësuar rolin e komunave në adresimin e nevojave dhe prioriteteve të qytetarëve.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors