Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal z. Elbert Krasniqi ka marr pjesë në tryezën e përbashkët me Kryetarët e Komunave të Republikës së Kosovës, Përfaqësues nga Bashkimi Evropian në Kosovë dhe përfaqësues nga projekti DEMOS për të diskutuar lidhur me vazhdimin e bashkëpunimit me Projektin DEMOS për Grantin e Performancës Komunale.
Në fjalën e tij Ministri z. Krasniqi ka theksuar rëndësinë e Grantit të Performancës dhe kalimin e projektligjin për performancë dhe grant në Kuvend. “Granti për performancë zë vend të veçant edhe në prioritetet afatmesme e afatgjata të Qeverisë së Republikës së Kosovës. Në mesin e masave të përcaktuara në Programin Qeverisës 2021-2025, është paraparë edhe përmirësimi i performancës së komunave përmes zbatimit të Skemës së Grantit të bazuar në Performancë. Në pajtim me këtë program qeverisës është hartuar projektligji për performancë dhe grant, i cili tani ka kaluar leximin e parë në Kuvend të Republikës së Kosovës, dhe që është mirëpritur nga të gjitha subjektet politike të përfaqësuara”.
Ky takim ka për qëllim diskutimin dhe bashkëpunimin rreth fazës së tretë të projektit DEMOS 2022-2025, si dhe diskutimin rreth operimit të grantit për performancë komunale.
Nga viti 2018 e deri më tani, granti për performancë ka financuar mbi 150 projekte, në vlerë mbi 14 milion euro. Në këtë vit së bashku me donatorët do të ndahen edhe 7.8 milion euro për komunat të cilat arrijnë të plotësojnë kushtet paraprake, sipas nivelit të arritjeve në treguesit e performancës.
MAPL së bashku me donatorët e këtij granti Qeverinë

,

,

dhe Zyrën e

-së në Kosovë, është e përkushtuar për mbështetje financiare edhe për një periudhë 4-vjeçarë në një shumë prej afër 30 milion euro, vlerë kjo e cila do të krijon mundësinë që standardet e kërkuara në kuadër të legjislacionit në fuqi, të ndikojnë drejtpërsëdrejti në përmirësimin e qeverisjes dhe ofrimin e shërbimeve sa më cilësore për qytetarët.