Ministri Krasniqi ka takuar Claudia Lucianin, drejtoreshë e Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës, dhe Mary-Ann Hennessey, shefen e Zyrës së Këshillit të Evropës në Prishtinë

Gjatë takimit u diskutua për forcimin e vetëqeverisjes lokale dhe avancimin e demokracisë në nivel komunal. Në fokus të bisedës ishte gjithashtu dialogu i strukturuar me komunat, kompetencat dhe financimi lokal, prona komunale, bashkëpunimi ndërkomunal, si dhe rekomandimet e raportit për zbatimin e Kartës Evropiane të Vetëqeverisjes Lokale.

Ministri Krasniqi ka potencuar se MAPL mbetet e përkushtuar ndaj një dialogu të rregullt, bashkëpunimit institucional dhe gjetjes së zgjidhjeve konkrete në interes të komunave dhe qytetarëve.

Bashkëpunimi me Këshillin e Evropës do të vazhdojë edhe në hapat e ardhshëm, me synim forcimin e mëtejshëm të demokracisë dhe vetëqeverisjes lokale.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors