Ministri Krasniqi me përfaqësuesit e Sindikatës së MAPL-së

Ministri i Administrimit  të Pushtetit Lokal, z. Elbert Krasniqi, sot u  takua me përfaqësuesit e Sindikatës së MAPL-së dhe me këtë rast diskutoi për të gjitha sfidat dhe aktivitetet për periudhën e ardhshme.

Ministri Krasniqi vuri në dukje mbështetjen e tij të plotë për Sindikatën, ku ofroi bashkëpunim si dhe  ndihmën në zgjidhjen e të gjitha vështirësive.

Përfaqësuesit e sindikatës, të udhëhequr nga Driton Xhafa, falënderuan ministrin për një bisedë shumë konstruktive dhe gjithashtu i uruan  shumë suksese si Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal.