Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal z. Elbert Krasniqi ka merr pjesë në penalin për Forumin për Qeverisje Lokale në Ballkanin Perendimor të organizuar nga KLGI, me ç’rast ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit në projektet e përbashkëta rajonale.
Ministri Krasniqi, gjatë fjalës së tij theksoi se ”Kjo konferencë sot, është një model për bashkëpunimin, shkëmbimin e informacionit, praktikave, modeleve dhe iniciativave për nisma të përbashkëta, nisma këto të cilat konsideroj se janë një hap përpara drejtë rrugës tonë të përbashkët integruese. Vendet e Ballkanit Perëndimor ndajnë ambicie të njëjta për anëtarësim në Bashkimin Evropian”.
Gjithashtu, Ministri z. Krasniqi përmendi konferencën “City to City Diplomacy” si nismë nga MAPL për avancimin e bashkëpunimit ndërkomunal ndërkombëtar.
Pjesë e kësaj konference ishin edhe zëvendëskryeministri i Kosovës z. Besnik Bislimi, zëvendëskryeministri i Maqedonisë Veriut z. Artan Grubi dhe përfaqësues nga institucionet vendore dhe ndërkombëtare.