Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Elbert Krasniqi ka marr pjesë në hapjen e punëtorisë për vlerësimin Ex Post të Ligjit Nr. 06/L-096 për dhënien në shfrytëzim dhe këmbim të pronës së paluajtshme të Komunës.
Gjatë fjalës së tij, Ministri z. Krasniqi, ka theksuar rëndësinë e këtij vlerësimi duke nënvizuar se, ‘Prona komunale paraqet një segment të rëndësishëm që determinon në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik lokal, prandaj, së bashku do të kemi rastin të paraqesim opinionet tona lidhur me zbatimin e këtij ligji prej hyrjes në fuqi të tij, deri me sot, impaktin që ka pasur ligji në qeverisjen lokale, sfidat në implementimin e ligjit si dhe orientimet për të ardhmen’.
Reforma në kornizën ligjore të Qeverisjes Lokale është prioritet i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal bazuar në planin e saj strategjik dhe operacional.