Ministri Krasniqi mori pjesë në diskutimin për Programin Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (PKZMSA) 2022-2026

Prishtinë, 25 Shkurt 2022
Me ftesë të Kryeministrit të Republikës së Kosovës z. Albin Kurti, Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Elbert Krasniqi ka marrë pjesë në diskutimin për Programin Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (PKZMSA) 2022-2026.
Gjatë fjalës së tij Ministri z. Krasniqi ka theksuar se, Ministria e Administrimit Pushtetit Lokal ka qenë e përkushtuar në prioritet e përmbushjes së obligimeve që dalin nga Agjenda Evropiane. Këtë gjë më së mirë e tregon edhe vet fakti ku në raportin e Programit Kombëtar të Zbatimi të MSA-së për vitin 2021, MAPL ka arritur të përmbush masat e planifikuara sipas kornizës kohore.
Gjithashtu Ministri z. Krasniqi, ka nënvizuar rolin e komunave në zbatimin e Programit Kombëtar të MSA, duke përmendur disa nga aktivitetet të cilat ndërlidhen me nivelin lokal.