23 nëntor 2021, Prishtinë
Për të kuptuar sfidat me të cilat janë përballur dhe përballen Komunat e Republikës së Kosovës, gjatë periudhës së pandemisë COVID-19, UNDP në Kosovës ka lanësuar analizën e pulsit publik e cila paraqet bashkëpunimin në mes të qytetarëve dhe Komunave në kohë të krizave, duke marrë pandeminë me COVID-19 si rast studimi.
Gjatë fjalës së tij, Ministri z. Krasniqi, ka përmendur disa nga hapat konkret të Ministrit së Administrimit të Pushtetit Lokal, të cilat ndërlidhen me bashkëpunimin me Komunat në përballjen me pandeminë duke theksuar projektet komunale të cilat mbështeten nga MAPL në mënyrë që përballja me pandeminë në nivel lokal të jetë më e lehtë.