Prishtinë, 23 Shkurt 2022
Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Elbert Krasniqi, mori pjesë në prezantimin e raportit “Sfidat e përditshme për promovimin dhe zbatimin e të drejtave dhe mbrojtjen për qytetarët e komuniteteve joshumicë në Republikën e Kosovës”, të realizuar nga PIPS dhe HD, përmes së cilit janë paraqitur sfidat me të cilat përballen komunitetet jo-shumicë në Kosovë duke përfshirë aspektin e sigurisë fizike, të mundësive socio-ekonomike, kulturore etj.
Gjatë fjalës së tij, Ministri z. Krasniqi, ka falemnderuar PIPS dhe HD për përgatitjen e këtij raporti duke theksuar nevojën për bashkëpunim në mes të institucioneve shtetërore dhe shoqërisë civile me qëllim të përmirësimit të kushteve të komunitetit jo-shumicë në Kosovë.
Gjithashtu, Ministri z. Krasniqi ka përmendur se MAPL ka prioritet avancimin dhe mbështetjen e grupeve të margjinalizuara duke theksuar një mori nismash të cilat ndërlidhen me projektet kapitale me bazë në komunitete, punësimin e të rinjëve nga radhët e komuniteteve jo shumicë dhe përmirësimin e mirëqenies së tyre.