Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Elbert Krasniqi, mori pjesë në prezantimin e të dhënave të MICS 2025, të realizuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) në partneritet me UNICEF-in.
MICS 2025 paraqet një nga burimet më të rëndësishme të të dhënave për gjendjen e fëmijëve, grave dhe familjeve në Kosovë, duke ofruar një pasqyrë të qartë të progresit të arritur, por edhe të fushave ku nevojiten më shumë investime.
Të dhënat tregojnë përparim në pjesëmarrjen në edukimin e fëmijërisë së hershme, mbijetesën e fëmijëve, gatishmërinë për shkollë dhe uljen e përdorimit të disiplinës së dhunshme.
Në veçanti, të dhënat ndihmojnë në identifikimin e sfidave që kërkojnë angazhim të mëtejshëm për përfshirje dhe mundësi të barabarta për fëmijët nga komunitetet ashkali, egjiptian dhe rom.
Analizat theksojnë rëndësinë e përdorimit të këtyre të dhënave për hartimin e politikave dhe masave që ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e mirëqenies së fëmijëve dhe familjeve në Kosovë.



