Ministri Krasniqi mori pjesë në tryezën e rrumbullakët për programin e banimit adekuat social për Kosovë

Prishtinë, 27 Janar
Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal z. Elbert Krasniqi, mori pjesë në tryezën e rrumbullakët për programin e banimit adekuat social për Kosovë të organizuar nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Komisionit Parlamentar për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis, Planifikim Hapësinor dhe Infrastrukturë, në partneritet me UN Habitat-in Kosovë dhe mbështetur nga CEB.
Në fjalën e tij, Ministri z. Krasniqi ka theksuar se është i angazhuar dhe përkushtuar maksimalisht për mbështetje të nivelit lokal për të krijuar kushtet e nevojshme për sigurimin e banimit të përballueshëm për të gjithë qytetarët e në veçanti për grupet e margjinalizuara.
Në këtë tryezë të pranishëm ishin edhe Kryeministri i Republikës së Kosovës z. Albin Kurti, Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, z. Liburn Aliu, Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati, përfaqësues nga UN-Habitat, CEB dhe bashkëpuntor të tjerët të këtij programi.