Romë, 2022
Në kuadër të takimit regjional europian, Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka takuar përfaqësuesit e Komitetit Mbikqyrës të OGP-së.
Gjatë këtij takimi, Ministri Krasniqi i ka informuar për angazhimin e Republikës së Kosovës në avancimin e agjendës për anëtarësim në Partneritetin për Qeverisje të Hapur – OGP, duke përmendur vendimet e qeverisë dhe të MAPL-së lidhur me këtë çështje.
Ministri Krasniqi, poashtu ka ritheksuar se Republika e Kosovës ka përmbushur të gjitha kriteret për antarësim të plotë në Partneritetin për Qeverisje të Hapur – OGP.