19 tetor 2021, Prishtinë
Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, z.Elbert Krasniqi, zhvilloi një takim virtual me Ministrin e Bashkëpunimit Regjional z. Esawi Frej.
Në fokus të bisedimeve ishin bashkëpunimi ndërshtetëror në fushën e ekonomisë, kulturës, arsimit dhe fushave tjera me interes të përbashkët.
Ministri z. Krasniqi, gjatë këtij takimi e njoftoi Ministrin z. Frej për potencialin të cilin e ofron Kosova, në veçanti në nivelin lokal. Poashtu, Ministri z. Krasniqi e ftoi Ministrin z. Frej, në një vizitë në Republikën e Kosovës për të diskutuar lidhur me projektet e përbashkëta dhe mundësitë e bashkëpunimit në mes të dy vendeve.
Në anën tjetër, Ministri z. Frej, theksoi përkrahjen e tij të plotë për çdo iniciativë dhe bashkëpunim në mes të dy vendeve, me theks të veçantë binjakzimi i komunave të dy shteteve. Gjithashtu, Ministri z. Frej, ftoi Ministrin z. Krasniqi, në një vizitë zyrtare në Izrael gjatё javёve nё vijim me qëllim të diskutimit për arritjen e një marrëveshje e cila parasheh bashkëpunimin në fushat me interes të përbashkët.