Në kuadër të mbledhjes së përbashkët të dy qeverive të Kosovës dhe asaj të Maqedonisë Veriore, Ministri i Adminisrimit të Pushtetit Lokal z. Elbert Krasniqi ka nënshkruar marrëveshjen e partneritetit për zbatimin e grantit të kontratës – asistencës teknike, në kuadër të bashkëpunimit ndërkufitar, IPA II 2014 – 2020.
Gjatë nënshkrimi të marrëveshjes Ministri z. Krasniqi ka theksuar rëndësinë e kësaj marrëveshje për të dyja palët duke theksuar se “Përmes kësaj marrëveshje, shtetet tona vetëm se po e konfirmojnë thellimin dhe bashkëpunimin e mëtejmë, në kontekst të zhvillimit ekonomik dhe social. Kultivimi i marrëdhënieve të mira ndërfqinjësore dhe bashkëpunimi rajonal janë parakushtet kryesore në procesin e integrimit dhe plotësimin e standardeve evropiane, me ç’rast kjo krijon stabilitet, ofron siguri dhe hap perspektivën evropiane për qytetarët tanë”.
Marrëveshje e Partneritet parasheh organizimin dhe përcaktimin e përgjegjësive të secilit partner për zbatimin e pjesës përkatëse të Grant Kontratës – Asistencës Teknike dhe e njëjta financohet nga Zyra e BE-së në Kosovë, në kuadër të programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar, Kosovë – Maqedoni Veriore, IPA II, 2014 – 2020.