Prishtinë, 04 Korrik 2022
Ministri i MAPL-së z. Elbert Krasniqi në kuadër të programit – Instrumenti për Investime Kapitale – CIF, ka nënshkruar Marrëveshjet e Mirëkuptimit me Kryetarin e Komunës së Pejës z. Gazmend Muhaxheri dhe Kryetarin e Komunës së Istogut, z. Ilir Ferati për bashkëpunim ndërkomunal për projektin “Zhvillimi i infrastrukturës rrugore dhe bujqësore për komunat Istog dhe Pejë”, në vlerë prej 366.872,31€, nga të cilat bashkëfinancon MAPL në vlerën prej 238.467,00€ dhe komuna lidere, Komuna e Istogut bashkëfinancon në vlerë prej 64.202,50€ dhe komuna partnere, Komuna e Pejës bashkëfinancon në vlerën prej 64.202,50€.
Gjithashtu, në kuadër të programit – Instrumenti për Investime Kapitale – CIF, Ministri z. Krasniqi ka nënshkruar Marrëveshjet e Mirëkuptimit me Kryetarin e Komunës së Obiliqit z. Xhafer Gashi për financimin e projekteve kapitale nga “Programi komunal për zhvillim të infrastrukturës socio-ekonomike dhe bashkëpunim ndërkomunal” në vlerë prej 135.390,25 nga të cilat MAPL bashkëfinancon në vlerë prej 100.000,00€ dhe Komuna e Obiliqit në vlerë prej 35.390,25€.
Projektet e tilla janë vazhdimësi e punës së MAPL me qëllim të përkrahjes së komunave, në mënyrë që qytetarët të kenë qasje më të lehtë në shërbime.