Prishtinë, 07 tetor 2022
Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi në konferencën ‘Për ndarjen e resurseve me dobi të veçantë për komunitetet’ të organizuar nga Zyra e Kryeministrit për Çështje të Komuniteteve, në fjalën e tij ka përmendur disa nga sfidat dhe problemet me të cilat përballen komunitetet Egjiptian, Ashkali dhe Rom në fushën e edukimit, punësimit dhe mirëqenies sociale.
Ministri Krasniqi, poashtu, ka përmendur disa nga projektet dhe nismat e MAPL-së në fuqizimin e rolit të komuniteteve në nivelin lokal dhe përmirësimin e infrastrukturës në lagjet e banuara nga komunitetet përmes programit të MAPL-së për financimin e projekteve infrastrukturore për komunitete.
Në fund, Ministri Krasniqi, ka theksuar se duhet të vazhdoj angazhimi insitucional dhe shoqëror në mënyrë që të krijohen mekanizma të rinjë dhe të fuqizohen ata aktual për të përmirësuar gjendjen socio-ekonomike tek komunitetet.



