Ministri Krasniqi pjesë e takimit regjional europian të Partneritetit për Qeverisje të Hapur – OGP  

Romë, 11 tetor 2022

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, me ftesë të Partneritetit për Qeverisje të Hapur – OGP, po qëndron në një vizitë zyrtare në Itali, ku po zhvillohet takimi regjional europian i OGP-së.

Gjatë këtyre sesioneve, Ministri Krasniqi do të realizoj takime me personalitete të larta shtetërore, anëtarë të shoqërisë civile dhe bizneseve për të diskutuar lidhur me mundësitë e bashkëpunimit në fushën e zhvillimit ekonomik lokal, agjendën e gjelbër dhe përkrahjen për Republikën e Kosovës në procese të rëndësishme siç është edhe anëtarësimi në OGP.

MAPL, ka përfunduar planin nacional të veprimit dhe angazhimi për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Partneritetin për Qeverisje të Hapur – OGP është prioritet duke u bazuar në rëndësinë e qeverisjes së hapur, llogaridhënëse dhe transparente.