Ministri Krasniqi pret në takim përfaqësueset UN Women

Prishtinë, 25 Shtator 2022
Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka pritur në takim përfaqësueset e UN Women, Vlora Nushi, Linda Sanaja dhe Jeta Krasniqi, me ç’rast është diskutuar për implementimin e projektit të Buxhetimit të Përgjegjshëm gjinor në nivel lokal.
Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal ka shprehur që MAPL do të bëj përpjekje të vazhdueshme në përfshirjen e politikave me ndjeshmëri gjinore në nivel lokal si dhe gatishmërinë e MAPL-së të bashkëpunoj në këtë aspekt ngushtë me “UN Women” në projekte të përbashkëta dhe forma tjera të bashkëpunimit në të ardhmen.