Prishtinë, 15 shkurt 2022
Me iniciativë të zyrës së Kryeministrit të Republikës së Kosovës z. Albin Kurti, është mbajtur punëtoria për prezantimin e Planit të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, duke përfshirë Vizionin, Misionin, Qëllmet Strategjike, Objektivat Operacionale dhe të arriturat e MAPL-së gjatë vitit 2021.
Në kuadër të këtij prezantimi, Ministri z. Krasniqi së bashku me Kryeministrin z. Kurti,
zëvendësKryeministrin z. Bislimi, ZëvendësKryeministren znj. Redzepi dhe Ministrin z. Murati, disktuan për planet, programet, projektet dhe sfidat e MAPL-së gjatë këtij viti dhe synimet për të ardhmen.
Ministri Krasniqi, gjatë kësaj punëtorie theksoi synimet e MAPL-së me qëllim të zhvillimit të nivelit lokal dhe ofrimit të shërbimeve komunale më efikase për qytetarëve të cilat përfshijnë;
– Kornizën ligjore dhe reformën e përfunduar në fushën e zgjedhjeve lokale;
– Qeverisjen efektive komunale, transparente e cila i shërben rritjes së përgjegjësisë së Komunave ndaj qytetarëve;
– Qeverisjen digjitale përmes platformës E-Komunat;
– Anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Parteritetin për Qeverisje të Hapur;
– Rritjen e mbështetjes Komunale përmes ngritjes së fondeve të programeve ekzistuese dhe krijimit të skemave të reja për bashkëfinancim në Komuna;
– Themelimin dhe funksionalizimin e Akademisë për Qeverisje Lokale.