Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi është pritur në takim nga Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, me të cilin kanë diskutuar për prioritetet e Komunës, bashkëpunimin në mes Qeverisë dhe Komunës dhe procesin e mbarëvajtjes së projekteve komunale.
Ministri Krasniqi dhe Kryetari Elezaj kanë vizituar zyrat e administratës komunale, e cila po vazhdon me ofrimin e shërbimeve për qytetarët në mënyrë të rregullt.
Gjatë kësaj vizite, gjithashtu kanë vizituar projektet; Rregullimi i trotuarit dhe shtegut të biçikletave me infrastrukturë përcjellëse nga Qyteti i Klinës deri te udhëkryqi Pejë-Prishtinë, të financuara nga instrumenti për investime kapitale; Asfaltimi i rrugëve dhe infrastrukturës nëntokësore në Vidëjë-Jagodë, Paskalicë dhe Kryeshevë të Madhe si dhe projektin për pastrimin dhe rregullimin e shtretërve të lumenjve të financuara nga programi për projekte infrastrukturore me bazë në komunitete.