Ministri Krasniqi pritet nga Sekretari për Dixhitalizim dhe Modernizim të Administratës, Dr. Mário Campolargo

Lisbonë, 10 korrik 2023

Ministri Krasniqi në kuadër të vizitës zyrtare në Portugali është pritur në takim nga Sekretari i Shtetit për Dixhitalizim dhe Modernizim të Administratës, Dr. Mário Campolargo.

Gjatë këtij takimi u diskutua për shkëmbimin e përvojave në fushën e dixhitalizimit të administratës shtetërore, për rëndësinë e antarësimit të Republikës së Kosovës në Partneritetin për Qeverisje të Hapur – OGP dhe bashkëpunimin e kompanive kosovare me ato portugeze të cilat operojnë në sektorin e Softwer Develoment, IT-së dhe Programimit.

Ministri Krasniqi dhe Sekretari Dr. Compolargo janë dakorduar për fillimin e bashkëpunimit në fushën e dixhitalizimit, teknologjisë dhe inovacionit.