Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal z. Elbert Krasniqi ka pritur në takim Shkëlqësinë e Tij, Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë z. Nicholas Abbott.
Ministri z. Krasniqi, ka falemnderuar Ambasadorin Abbott për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar për Republikën e Kosovës, duke theksuar rëndësinë e përkrahjes dhe koordinimit me vendet aleate në proceset të cilat është pjesë Republika e Kosovës në përgjithsësi dhe në veçanti në fushën e zhvillim lokal.
Gjithashtu, gjatë këtij takimi Ministri z. Krasniqi, ka njoftuar Ambasadorin Abbott për planet, projektet dhe prioritetet e MAPL-së me qëllim të rritjes së përkrahjes komunale dhe ofrimit të shërbimeve më efikase për qytetarët, duke përmendur projektin e mbështetur nga Ambasada Britanike në Kosovë në dixhitalizimin e platformave me qëllim të rritjes së transparencës dhe llogaridhënies.
Në anën tjetër, Ambasadori Abbott, ka falemnderuar Ministrin z. Krasniqi, për pritjen duke konfirmuar mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar për Republikën e Kosovës, në veçanti në fushën e zhvillimit ekonomik lokal, mbështetjes komunale dhe demokracisë lokale.
Në fund, Ministri z. Krasniqi dhe Ambasadori Abbott janë dakorduar për vazhdimin e bashkëpunimit dhe koordinimin e mëtutjeshëm në fushat me interes të përbashkët.