Prishtinë, 18 nëntor, 2021
Bashkëpunimi në fushën e qeverisjes lokale dhe zhvillimit të qendrueshëm lokal ishin temat kryesore të cilat u diskutuan në takimin në mes të Ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal z. Elbert Krasniqi dhe Ambasadorit të Republikës së Italisë në Republikën e Kosovës, shkëlqësisë së Tij, z. Antonello De Riu.
Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal z. Elbert Krasnqi, fillimisht i uroi mirëseardhje ambasadorit të Republikës së Italisë në Republikën e Kosovës, z. Anonello De Rui, duke përmendur marrëdhëniet e shkëlqyeshme ndër vite në mes të dy shteteve.

Gjithashtu, gjatë këtij takimi Ministri z. Krasniqi, e njoftoi ambasadorin z. De Riu për prioritetet dhe projektet e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërshtetëror në fushën e qeverisjes lokale.
Ambasadori i Republikës së Italisë në Republikën e Kosovës z. De Riu, duke falenderuar Ministrin z. Krasniqi për pritjen, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit në mes të dy shteteve në fushën e qeverisjes lokale, duke shprehur gatishmërin e tij të plotë për thellimin e bashkëpunimit në fushat me interes të përbashkët.
