Prishtinë, 26 shtator 2022
Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka pritur në takim znj. Regula Rytz, anëtare e bordit të drejtorëve në Helvetas dhe deputete në parlamentin e Zvicrës.
Gjatë këtij takimi, Ministri Krasniqi dhe znj. Rytz kanë diskutuar për bashkëpunimin e MAPL-së dhe Helvetas, duke u dakorduar që ky bashkëpunim të fuqizohet dhe thellohet në shërbim të zhvillimit ekonomik lokal, përkrahjes së grupeve të margjinalizuara dhe mbështetjes së barazisë gjinore në nivel lokal.
Duke pas parasysh përvojën e saj si anëtare e Partisë së Gjelbër, Ministri Krasniqi e ka njoftuar znj. Rytz se MAPL do ti ketë me prioritete projektet komunale të cilat përmirësojnë ajrin dhe reduktojnë ndotjen.