Prishtinë, 06 Shtator 2022
Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Elbert Krasniqi ka pritur në takim Drejtorin e NDI-së për programet në Evropën Qendrore dhe Jugore z. Robert Benjamin dhe Drejtoreshën e NDI-së në Kosovë, Nancy Soderberg.
Gjatë këtij takimi u diskutua për zhvillimin ekonomik lokal, iniciativat ligjore, programet e MAPL-së, duke u fokusuar tek grupet e margjinalizuara dhe komunitetet, si dhe fuqizimin e barazisë gjinore në nivelin lokal.

Ministri Krasniqi, gjithashtu nënvizoi edhe çështje të tjera përmes së cilave mund të ketë bashkëpunim në mes të MAPL-së dhe NDI-së në të ardhmen dhe falënderoj z. Benjamin për përkrahjen e vazhdueshme të NDI për institucionet e Republikës së Kosovës.
Në anën tjetër, z. Benjamin falënderoj Ministrin z. Krasniqi për pritjen dhe shprehu gatishmërinë për vazhdimin e mbështetjes për MAPL-në dhe nivelin lokal, duke u fokusuar në iniciativat të cilat mbështesin grupet e margjinalizuara dhe demokratizimin në nivelin lokal.