21 prill 2021, Prishtinë
Sot, ministri i Minstrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Elbert Krasniqi e priti në takim kyetarin e Komunës së Mamushës, z. Abdülhadi Krasniç.
Kryetari z. Abdülhadi Krasniç duke uruar ministrin e MAPL-së z. Elbert Krasniqi për detyrën e re shpalosi prioritetet e Komunës së Mamushës në shërbim të qytetarëve të kësaj komune si dhe biseduan rreth situatës pandemike.
Ministri MAPL-së z. Krasniqi theksojë se kjo ministri është e hapur për bashkëpunim dhe përkrahje jo vetëm me Komunën e Mamushës, por me të gjitha Komunat e Republikës së Kosovës për një jetë më të mirë të qytetarëve të saj.
Ministri dhe Kryetari u dakurduan për një bashkëpunim edhe më mirë dhe përkrahje për Komunën e Mamushës.