Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Ministri Krasniqi priti në takim Ministren për Administratë Publike, Shoqëri Dixhitale dhe Media të Malit të Zi, Tamara Srzentić  

28 Shkurt 2022, Prishtinë

Bashkëpunimi në nivelin lokal ndërkufitar, dixhitalizimi i shërbimeve komunale dhe projektet e përbashkëta ndërshtetërore në fushën e zhvillimit lokal ishin temat kryesore të cilat u diskutuan në takimin zyrtar në mes të Ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Elbert Krasniqi dhe Ministres për Administratë Publike, Shoqëri Dixhitale dhe Media e cila mbulon edhe Pushtetin Lokal në Malin e Zi, znj. Tamara Srzentić.

Ministri z. Krasniqi, i uroj mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Ministres znj. Srzentić, duke e falënderuar për bashkëpunimin korrekt dhe marrëdhëniet e mira në mes të dy shteteve duke synuar thellimin e këtij bashkëpunimi në projektet dhe prioritetet ndërshtetërore.

Gjatë këtij takimi Ministri z. Krasniqi, e informoi Ministren znj. Srzentić, për projektet strategjike dhe programet zhvillimore të MAPL-së, të cilat përfshijnë përmirësimin e agjendës legjislative të nivelit lokal, zhvillimin infrastrukturor dhe kapital të Komunave, dixhitalizimin dhe transparencën në ofrimin e shërbimeve komunale më efikase për qytetarët e Republikës së Kosovës.

Në anën tjetër, Ministrja e Malit të Zi, znj. Tamara Srzentić, e falënderoi Ministrin z. Krasniqi për pritjen dhe gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit në nivelin lokal duke u fokusuar tek bashkëpunimi ndërkufitar, dixhitalizimi dhe transparenca.

Ministrja znj. Srzentić, e njoftoi Ministrin z. Krasniqi për disa nga programet dhe iniciativat kryesore të Malit të Zi në fushën e zhvillimit të nivelit lokal, duke theksuar reformën në administratën publike, transformimin dixhital dhe ofrimin e shërbimeve më efikase të bazuara në e-qeverisje.

Në fund, të takimit Ministri z. Krasniqi dhe Ministrja e Malit të Zi, znj. Tamara Srzentić janë dakorduar për thellimin e bashkëpunimit në fushat me interes të përbashkët ndërshtetëror.

Përderisa, nesër Ministrja e Malit të Zi znj. Tamara Srzentić, do të pritet në takim nga Kryetari i Komunës së Pejës z. Gazmend Muhaxheri, për të vazhduar me vizitën në projektet e financuara në kuadër të programit të bashkëpunimit ndërkufitar Kosovë – Mali i Zi.

 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors