Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Ministri Krasniqi priti në takim nënkryetarin e parlamentit europian, Rainer Wieland

Prishtinë, 23 shtator 2022

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka pritur në takim nënkryetarin e Parlamentit Europian z. Rainer Wieland i cili ishte i shoqëruar nga Kryetari i Qytetit të Gerlingen z. Dirk Oestringer, Kryesuesi i grupit parlamentar të CDU-së, z. Oliver Nauth, Drejtori i Lehnhoff Hartstahl GmbH, Baden-Baden, z. Michael König, dhe ligjëruesi z. Johannes Blum.

Fillimisht, Ministri Krasniqi, i uroj mirëseardhje nënkryetarit Wieland duke e falenderuar për mbështetjen e vazhdueshme të tij për Republikën e Kosovës.

Gjatë këtij takimi Ministri Krasniqi, e ka njoftuar nënkryetarin Wieland dhe anëtarët e delegacionit për iniciativat e MAPL-së për rritjen e transparencës dhe llogaridhënies komunale, projektet ndërkomunale dhe ato ndërkufitare si dhe prioritetet për zbatimin e agjendës europiane.

Në anën tjetër, nënkryetari Wieland ka ritheksuar përkrahjen e tij për Komunat e Republikës së Kosovës duke përmendur disa nga mundësitë konkrete për bashkëpunim me nivelin lokal.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors