Prishtinë, 28 Janar
Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal z. Elbert Krasniqi, priti sot në takim njoftues z. Cihan Dinçer, përfaqësues i Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim në Kosovë (TIKA) dhe bashkëpunëtorët e tij.
Ministri Krasniqi duke falenderuar z. Dinçer për vizitën e ka njoftuar për projektet dhe prioritetet e MAPL-së, në fushën e digjitalizimit, mbështetjes komunale dhe zhvillimit lokal.

Gjatë këtij takimi, z. Dinçer, ka theksuar disa nga aktivitetet kryesore të agjencisë turke për bashkëpunim dhe koordinim në Kosovë – Tika, në fushën e arsimit, trashigimisë kulturore, shëndetësisë dhe mbështetjes së projekteve komunale duke u fokusuar tek grupet e margjinalizuara dhe komunitetet.
Në fund, Ministri z. Krasniqi dhe përfaqësuesi i TIKA-së për Kosovë z. Dinçer, janë dakorduar për vazhdimin e bashkëpunimit në fushat me interes të përbashkët.