Prishtinë, 26 Maj 2021,
Në fillim të takimit Ministri z. Krasniq ju uroj mirëseardhje përfaqësusve të zyrës së komisionerit për gjuhë, duke ofruar mbështetje e tij të plotë për problemet të cilat janë ngritur nga ky komision.

Përfaqësuesit e zyrës së komisionerit për gjuhë e informuan Ministrin z. Krasniqi për problemet, ankesat si dhe arritjet e tyre në nivelin komunal dhe qendror, duke theksuar nevojen e rritjes së përkthyesve të gjuhëve zyrtare në institucionet shtetërore.

Në anën tjetër, Ministri z. Krasniqi, ofroi mbështetjen e ti dhe përkrahjen e plotë për organizimin e aktiviteteve të përbashkëta me qëllim të ngritjes së kapaciteteve gjuhësore në komunat dhe institucionet në të cilat ka nevojë.
Në përmbyllje të takimit, Ministri z. Krasniqi si dhe përfaqësuesit e zyrës së komisionerit për gjuhë u dakorduan për vazhdimin e bashkëpunimit në fushat me interes të përbashkët.