Fillimisht, Ministri z. Krasniqi i ka uruar mirëseardhje Profesorit z. Alibašić duke e falënderuar për angazhimin e tij shkencor në fushën e qeverisjes lokale dhe duke i ofruar angazhimin e tij të plotë për bashkëpunim në të ardhmen.
Gjatë këtij takimi është diskutuar për qeverisjen lokale, zhvillimin ekonomik lokal, agjendën e gjelbërt dhe Akademinë për Qeverisje Lokale.
Ministri z. Krasniqi e ka njoftuar Prof. Dr. Alibašić për reformat ligjore në MAPL, fuqizimin e programeve aktuale dhe projektet në të ardhmen. Gjithashtu gjatë këtij takimi është diskutuar edhe për Akademinë për Qeverisje Lokale, si nismë e MAPL-së e cila do të ofrojë studime, analiza dhe do të jetë partnerë me universitetet dhe akademitë vendore dhe ndërkombëtare.
Në anën tjetër Prof. Dr. Alibašić ka ofruar mbështetjen e tij në fuqizimin e nismave të MAPL-së, duke u dakorduar për të vazhduar bashkëpunimin edhe në të ardhmen.