17 Nëntor, 2021
Inovacioni, teknologjia, zhvillimi lokal, bashkëpunimi në mes të MAPL-së dhe akterëve të tjerë ishin temat kryesore të cilat u diskutuan gjatë takimit në mes të Ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal z. Elbert Krasniqi dhe rektorit të UBT-së z. Edmond Hajrizi.
Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal z. Krasniqi, gjatë këtij takimi përmendi disa nga projektet dhe planet e MAPL-së të cilat përfshijnë digjitalizimin, rritjen e transparencën dhe llogaridhënies si E-Komunat dhe Smart Cities, të cilat kanë për qëllim zhvillimin komunal dhe ofrimin e shërbimeve më të mira për qytetarët.
Në anën tjetër, rektori i UBT-së z. Haziri, përmendi disa nga aktivitetet dhe projektet e UBT-së, në fushën e zhvillimit lokal, inovacionit dhe ndërmarrësisë duke theksuar gatishmërin e plotë për bashkëpunim në fushat me interes të përbashkët.