Prishtinë, 24 Janar 2022
Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal z. Elbert Krasniqi, ka pritur në takim njoftues shefen e misionit të IOM-it për Kosovë znj. Anna Rostocka.
Gjatë këtij takimi Ministri z. Krasniqi duke falemnderuar znj. Rostock për vizitën e ka njoftuar për programet e MAPL-së dhe përkushtimin e tij në kuadër të avansimit të mbështetjes komunale nga niveli qendror në fushën e promovimit të drejtave të njeriut dhe mbështetjes së grupeve të margjinalizuara.
Gjithashtu, znj Rostock e njoftoj Ministrin z. Krasniqi për programet dhe aktivitetet e IOM-it duke u fokusuar në asistimin dhe ofrimin e ndihmës për të riatdhesuarit, komunitetet dhe personat tjerë në nevojë.