Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka pritur në takim shefin e misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin Michael Davenport me qëllim të diskutimit për zhvillimin ekonomik lokal, projektet për mbështetjen e grupeve të margjinalizuara dhe komuniteteve, përdorimit të gjuhëve në nivel lokal dhe tema të tjera me interes të përbashkët.
Ministri Krasniqi, duke e falënderuar ambasadorin Davenport për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme të OSBE-së për MAPL-në e ka njoftuar për iniciativat dhe programet e MAPL-së të cilat synojnë mbështetjen komunale, ofrimin e shërbimeve sa më cilësore për qytetarët dhe ofrimin e ndihmës financiare për komunat në projektet me bazë në komunitete.
Në anën tjetër, ambasadori Davenport shprehu gatishmërinë për vazhdimin e mbështetjes për MAPL-në dhe nivelin lokal, në përputhje me nevojat e institucioneve dhe fushëveprimin e OSBE-së.