Prishtinë, 28 Prill, 2022
Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal z. Elbert Krasniqi ka pritur në takim Zëvendës Ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë në Republikën e Kosovës, z. Jan-Axel Voss.
Ministri z. Krasniqi, ka falënderuar Ambasadorin z. Voss për mbështetjen e vazhdueshme të Republikës Federale të Gjermanisë për Republikën e Kosovës, duke theksuar rëndësinë e përkrahjes dhe koordinimit me vendet aleate në proceset të cilat është pjesë Republika e Kosovës në përgjithësi dhe në veçanti në fushën e zhvillimit lokal.
Gjithashtu, gjatë këtij takimi Ministri z. Krasniqi, ka njoftuar Zëvendës Ambasadorin z. Voss për projektet, planet, dhe prioritetet e MAPL-së me qëllim të rritjes së përkrahjes komunale dhe ofrimit të shërbimeve më efikase për qytetarët.
Në fund, Ministri z. Krasniqi dhe zëvendësambasadori z. Voss u dakorduan për vazhdimin e bashkëpunimit dhe koordinimin e mëtutjeshëm në fushat me interes të përbashkët.