Ministri Krasniqi së bashku me kryetarin Gjini vizituan Qendrën parashkollore në Ali Ibra të Komunës së Gjakovës

Gjakovë, 20 dhjetor 2023
Ministri i MAPL-së z. Elbert Krasniqi së bashku me kryetarin e Komunës së Gjakovës z.Ardian Gjini, kanë vizituar Qendrën parashkollore në Ali Ibra në Komunën e Gjakovës.
Qendra parashkollore në Ali Ibra tashmë është renovuar në tërësi dhe nxënësit nga komunitetet që jetojnë në këtë lagje do të kenë hapësira të reja për mësim.
Në fjalën e tij Ministri Krasniqi u shpreh se: “Me Kryetarin Ardian Gjini, vizituam këtë Qendër e cila e renovuar do të ofroj kushtet e nevojshme për nxënësit e kësaj lagje. Natyrisht, investimet infrastrukturore në këtë zonë do të vazhdojnë dhe banorët e kësaj lagje do të mbesin proritet i yni.”