Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal z. Elbert Krasniqi së bashku me Zëvendës Kryeministren dhe Ministren e MPJD-së zj. Gërvalla Schwarz dhe Ministren e Drejtësisë zj. Albulena Haxhiu sot kanë pritur bashkatdhetarët nga diaspora në kuadër të ngjarjes ‘Ministritë hapin dyert për bashkatdhetarët’.
Në kuadër të kësaj ngjarje, Ministri Krasniqi falënderoj bashkatdhetarët në diasporë dhe ju dëshiroj mirë se ardhje në Kosovë.
Ndër të tjera, ministri Krasniqi nënvizoi se bashkatdhetarët, konsiderohen si aseti, vlera dhe thesari më i çmuar i zhvillimit të vendit. Bashkatdhetarët të cilët jetojnë dhe veprojnë në vendet e ndryshme të botës, kanë dhënë kontribut dhe vazhdojnë të japin kontribut kyç në pasqyrimin e imazhit të Kosovës para botës, zhvillimin socio – ekonomik dhe kulturor të vendit, si dhe janë ambasadori më i mirë i Kosovës në raport me vendet tjera.
Gjatë kësaj ngjarje, Ministri Krasniqi, Zv. Kryeministrja Gërvalla Schwarz dhe Ministrja Haxhiu komunikuan me bashkatdhetarë dhe shprehen falënderim ndaj tyre për angazhimin e treguar deri më sot, për kontributin tyre dhe investimin përmes projekteve konkrete.
Bashkatdhetarët gjithashtu, u informuan më shumë rreth nismës
shijokosoven.com, program ky që u ofron mundësinë që t’i shprehin mendimet, sugjerimet e nevojat e tyre karshi institucioneve të vendit në fushat e ndryshme.