Ministri Krasniqi takohet me ambasadorin e Francës, Olivier Guérot

Prishtinë, 16 prill

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, së bashku me zëvendësministrin, Arton Konushevci, pritën në takim ambasadorin e Francës në Republikën e Kosovës, Olivier Guérot.

Takimi u zhvillua në një frymë të hapur dhe bashkëpunuese, duke shërbyer si platformë për diskutime të thelluara mbi avancimin e marrëdhënieve ndërinstitucionale dhe konkretizimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

Vëmendje e veçantë iu kushtua përfitimeve direkte për komunat e Republikës së Kosovës nga ky partneritet strategjik.

Shtyllat kryesore të diskutimit:

• Zhvillimi Ekonomik Lokal – Identifikimi i potencialeve për investime dhe rritje ekonomike në nivel komunal.

• Modernizimi i Shërbimeve – Shkëmbimi i përvojave për ndërtimin e një administrate më efikase dhe më pranë qytetarëve.

•Mbështetja Teknike – Mundësitë për asistencë profesionale nga ekspertët francezë në fushën e qeverisjes lokale.

Gjatë takimit u ritheksua se zhvillimi ekonomik lokal dhe përmirësimi i cilësisë së shërbimeve mbeten prioritete kyçe të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal në ndërtimin e një qeverisjeje moderne dhe funksionale.

Në përfundim, palët u pajtuan për vazhdimin e koordinimit të ngushtë me qëllim zbatimin e projekteve të përbashkëta që ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e jetës së qytetarëve në të gjitha komunat e vendit.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors