Ministri Krasniqi takohet me përfaqësuesit e Zyrave Komunale për Komunitete dhe Kthim

Prishtinë, 31 gusht 2026

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, së bashku me kryeministrin në detyrë të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në takimin me Zyrat Komunale për Komunitete dhe Kthim, të organizuar nga Zyra e zëvendëskryeministrit të tretë për Çështje të Pakicave dhe Bashkëpunim.

Në takim u diskutua për rolin e institucioneve në zbatimin e të drejtave të komuniteteve, sfidat në nivel lokal dhe rëndësinë e forcimit të koordinimit ndërmjet nivelit qendror dhe atij lokal.

Gjatë fjalës së tij, ministri Krasniqi theksoi rëndësinë e mbështetjes së komunave përmes linjave të financimit të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, me fokus në projekte konkrete që ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e kushteve të jetesës së qytetarëve.

Ministri Krasniqi theksoi gjithashtu se bashkëpunimi me komunat dhe Zyrat Komunale për Komunitete dhe Kthim është i domosdoshëm për identifikimin e nevojave në terren dhe adresimin e tyre në mënyrë efikase.

MAPL do të vazhdojë të mbështesë komunat dhe të investojë në projekte që përmirësojnë jetën e qytetarëve dhe sigurojnë qasje të barabartë në shërbime dhe mundësi.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors