Ministri Krasniqi takon përfaqësues të lartë në vizitën e tij në Strasburg dhe Bruksel

5 maj 2022, Prishtinë

 

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal z. Elbert Krasniqi në kuadër të vizitës në Strasburg dhe Bruksel, pati takime të ndara me përfaqësues të Komisionit dhe Parlamentit Evropian, përfshirë:

 

*Z. Ladislav ILČIĆ, Anëtar i Parlamentit Evropian nga Kroacia në grupin Konservatorët dhe Reformistët Evropianë (ECR);

*Znj. Katarina BARLEY, Nënkryetarja e Parlamentit Evropian. Anëtare e Parlamentit nga Gjermania në grupin Aleanca Progresive e Socialistëve dhe Demokratëve;

*Z. Rainer ËIELAND, Nënkryetar i Parlamentit Evropian. Anëtar i Parlamentit nga Gjermania në Partinë Popullore Evropiane (EPP);

* Z. Olivér VÁRHELYI, Komisioneri për Zgjerimin dhe Fqinjësi;

*Z. André De MUNTER, zyrtarin e ngarkuar për Ballkanin Perëndimor dhe Turqi në Drejtorinë e Përgjithshme për Politikat e Jashtme të Unionit (EXPO) në Parlamentin Evropian;

*Z. Klaus WELLE, Sekretarin Gjeneral të Parlamentit Evropian;

*Z. Romeo FRANZ, Anëtar i Parlamentit Evropian nga Gjermania. Anëtar i Parlamentit në grupin e të Gjelbërve;

*Z. Jörgen SIIL, Këshilltar për Politikë – Punët e Jashtme dhe Siguria për Grupin Politik të Socialistëve dhe Demokratëve të Parlamentit Evropian;

*Z. Othmar KARAS, Zëvendës President i Parë i Parlamentit Evropian nga Austria në Grupin e Partisë Popullore Evropiane (Kristian Demokratët).

*Znj. Viola von Cramon-Taubadel, Anëtare e Parlamentit Evropian nga Gjermania në Grupin e të Gjelbërtve dhe Raportuese për Kosovën.


Gjatë kësaj vizite, Ministri z. Krasniqi ritheksoi edhe njëherë angazhimin e MAPL-së dhe të komunave të Republikës së Kosovës në përmbushjen e reformave në kuadër të Agjendës së Reformave Evropiane (ERA II).  

Gjithashtu, Ministri z. Krasniqi, falënderoi përfaqësuesit nga institucionet evropiane për përkrahjen në mbështetjen e ngritjes së kapaciteteve komunale, në përputhje me reformat e brendshme dhe në përmbushje të perspektives së premtuar të BE-së, në dobi të qytetarëve të Kosovës dhe zhvillimit ekonomik lokal.