Ministri Krasniqi takon Sekretaren e Shtetit të Norvegjisë, Gunn Karin Gjul

Romë, tetor 2022
Inovacioni, digjitalizimi i shërbimeve komunale, koncepti i ‘smart cities’ dhe mbështetja për Republikën e Kosovës në procese të rëndësishme janë temat të cilat janë diskutuar në takimin e përbashkët në mes të Ministrit Krasniqi dhe Sekretares së Shtetit të Norvegjisë, Gunn Karin Gjul e cila është përgjegjëse për digjitalizim në Ministrinë e Pushtetit Lokal të Norvegjisë.
Në kuadër të takimit regjional europian të OGP-së, Ministri Krasniqi, ka takuar edhe Sekretaren e Shtetit të Norvegjisë, Gunn Karin Gjul, të cilën pasi e ka falenderuar për mbështetjen e Norvegjisë ndaj Kosovës e ka njoftuar për vendimet, veprimet dhe iniciativat e Qeverisë dhe MAPL-së në kuadër të avancimit të agjendës pë antarësim në Partneritetin për Qeverisje të Hapur – OGP.
Në anën tjetër, Sekretarja Gunn Karin Gjul, e cila është përgjegjëse për digjitalizim në Ministrinë e Pushtetit Lokal të Norvegjisë, ka shprehur vullnetin e saj për vazhdimin e bashkëpunimit dhe ka ndarë disa nga përvojat e Norvegjisë në fushën e zhvillimit ekonomik lokal, inovacionit dhe digjitalizimit.