Ministri Krasniqi takon Sekretarin e Shtetit për Politikë të Jashtme dhe Bashkëpunim, Francisco Andre

Lisbonë, 11 korrik 2023

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka përmbyllur vizitën zyrtare në Portugali, me takimin me Sekretarin e Shtetit për Politikë të Jashtme dhe Bashkëpunim, Francisco Andre, duke dhënë mesazh të qartë për marrëdhëniet e shkëlqyera në mes të Republikës së Kosovës dhe Portugalisë.

Gjatë këtij takimi Ministri Krasniqi dhe Sekretari Andre kanë diskutuar për situatën politike në Republikën e Kosovës, thellimin e marrëdhëniet bilaterale duke u fokusuar në zhvillimin ekonomik lokal dhe iniciativat transnacionale.

Ministri Krasniqi dhe Sekretari Andre, kanë përmbylluar takimin duke u dakorduar për vazhdimin e bashkëpunimit në fushat me interes të përbashkët.