Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ishte pjesë e ceremonisë me rastin e nënshkrimit të memorandumeve të bashkëpunimit në mes të 16 Komunave të Republikës së Kosovës dhe UN Woman në kuadër të programit “Financimi Transformativ për Barazi Gjinore në Ballkanin Perëndimor”.
Në fjalën e tij Ministri Krasniqi ka theksuar se ‘Barazia gjinore nuk është vetëm detyrë ligjore andaj jemi të përkushtuar ta mbrojmë, avancojmë dhe përmbushim në të gjitha kapacitetet tona qeverisëse’.
Poashtu, Ministri Krasniqi, ka përmendur disa nga hapat konkret të ndërmarrë nga MAPL, për avancimin e barazisë gjinore dhe fuqizimin e rolit të gruas në nivel lokal, siç janë treguesit e vendosur për barazi gjinore në kuadër të sistemit të performancës komunale, njoftimi i vazhdueshëm i Komunave për obligimet ligjore për respektimin e barazisë gjinore dhe rëndësinë e buxhetimit të përgjegjshëm gjinor.
Në fund, Ministri Krasniqi, ka shprehur vullnetin e tij të plotë për avancimin e barazisë gjinore në nivelin lokal.