28 janar 2022
Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Elbert Krasniqi, ka vizituar Komunën e Shtimes me ç’rast është pritur në takim nga Kryetari i Komunës së Shtimes z. Qemajl Aliu.
Gjatë këtij takimi është diskutuar për bashkëpunimin në mes të MAPL-së dhe Komunës së Shtimës në financimin e projekteve komunale me qëllim të përmirësimit të mirëqenies së qytetarëve dhe mbështetjes komunale.