Në kuadër të vizitës zyrtare në Estoni, Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal z. Elbert Krasniqi ka takuar z. Henry Kattago, Drejtor për Planifikime Strategjike në Qeverinë e Estonisë dhe z. Ott Karulin, përfaqësues i Estonisë në Partneritetin për Qeverisje të Hapur – OGP.
Në këtë takim është diskutuar për thellimin e bashkëpunimit në fushën e qeverisjes së mirë, qeverisjes së hapur dhe transparente.
Gjatë takimit z. Kattago dhe z. Karulin kanë theksuar mbështetjen të cilën Estonia do ti ofrojë Republikës së Kosovës përmes mekanizmave shtetërore dhe ndërkombëtare në fushat me interes të përbashkët.
Në fund të takimit, Ministri z. Krasniqi ka falënderuar z. Kattago dhe z. Karulin për përkrahjen e vazhdueshme për Kosovën duke theksuar se Estonia për Republikën e Kosovës është model për qeverisjen e hapur, digjitale dhe transparente në shërbim të qytetarëve.