Në vazhdën e vizitave në Komuna, sot ministri i MAPL-së, z. Elbert Krasniqi vizitoi Komunën e Ferizajt me ç’rast u mirëprit nga kryetari i komunës, z. Agim Aliu.
z. Aliu i uroj mirëseardhje dhe gjithashtu e uroj ministrin për marrjen e detyrës së ministrit të MAPL-së.
Ministri z. Elbert Krasniqi u shpreh se qëllimi i këtyre vizitave është njohja me problemet që komunat janë duke u ballafaquar e sidomos me problemet që ka shkaktuar pandemia COVID -19 në nivelin lokal. Lidhur me këtë ministri shtoi se jemi në proces të përgatitjes së një studimi për ndikimin e pandemisë në nivelin lokal, ku përpos identifikimit të problemeve do të na mundësonte edhe adresimin e tyre përmes zhvillimit të planeve emergjente për rimëkëmbje ekonomike dhe organizimin e konferencës së donatorëve dhe investitorëve për zbatimin e këtyre planeve.
Ministri Krasniqi theksojë se MAPL-ja është e hapur për bashkëpunim dhe përkrahje të komunës së Ferizajt si dhe me të gjitha Komunat e Republikës së Kosovës.