Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Ministri Krasniqi viziton iniciativën për drejtësi dhe barazi – INJECT

19 Nëntor, 2021

Fuqizimi i rolit të gruas, integriteti dhe barazia gjinore, mbrojtja e të drejtave sociale, ekonomike dhe kulturore të grupeve të margjinalizuara ishin temat kryesore të cilat u diskutuan gjatë takimit në mes të Ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal z. Elbert Krasniqi dhe përfaqësuesve të iniciativës për drejtësi dhe barazi – INJECT.

Ministri z. Krasniqi, gjatë këtij takimi përmendi rolin e fuqizimit, barazisë dhe intergritetit gjinor në kuadër të fushëveprimit të MAPL-së, duke shprehur mbështetjen e tij të plotë për avancimin e barazisë gjinore në nivel lokal.

Në anën tjetër, Drejtoresha Ekzekutive e INJECT, znj. Luljeta Aliu, duke falenderuar Ministrin z. Krasniqi për vizitën, përmendi disa nga aktivitetet kryesore të kësaj organizate në fushën e barazisë gjinore dhe integritetit gjinor.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors